Parlamenti Europian: Të hiqet sistemi i ndërrimit të orës

Dy herë në vit tashmë dihet që akrepat e orës levizin 60 minuta para ose prapa në varësi të stinës. Mirëpo 70 deputetë të Parlamentit Europian duan ta heqin përgjithmonë një ritual të tillë.
Sipas eurodeputetit çek Pavel Svoboda 20% e popullsisë në botë kanë probleme shëndetësore për shkak të këtij rituali.

Pasi ora ndryshon, gratë dhe njerëzit e moshuar përballen më rrezik të shtuar tek problemet me zemrën. Mbi 30 përqind më shumë aksidente rrugore vihen re në javën pasardhëse pas ndërrimit të orës. Shumë fëmijë kanë më pak performancë në shkollë, madje për javë të tëra. Fituesit e fundit të Nobelit për Mjekësi vertëtuan që trupi i njeriut është i krijuar për të pasur një bioritëm të qëndrueshem.

Zakoni i ndryshimit të orës u shpërnda në Europë që nga viti 1974, kur vendet e botës donin të kursenin energjinë elektrike duke shfrytëzuar kështu diellin.
Shumë veta që përkrahin këtë skeme thonë se që prej 26 marsit 2011 janë kursyer shumë kilovatë të energjisë elektrike.

Ora ndërrohet dy here në vit, njëherë në muajin mars dhe më pas në muajin tetor, pasi në këtë periudhë dita zgjat më shumë dhe sjell më shumë kursim të energjisë elektrike.

/newsbomb.al

Share Button