Parisi fik dritat në shenjë solidarizimi me Alepon

Kulla Eiffel në Paris ka fikur dritat në shenjë solidariteti me popullin e Aleppos pas bombardimeve që ndodhën në qendrën e populluar.

Zyra e kryetarit të Bashkisë së Parisit i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë me urgjencë për të ndihmuar popullin e Aleppos në Siri.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme një autokolonë mjekësore humanitare do të niset nga Franca drejt Aleppos.

BBC raporton se është arritur një tjetër marrëveshje armëpushimi në Aleppo për evakuimin e popullsisë civile.

Marrëveshja e evakuimit ishte parashikuar të ndodhte gjatë paradites së ditës së djeshme, por armëpushimi i arritur dështoi dhe dhjetra civilë u vranë.

Kështu që, gjatë ditës së sotme pritet të ketë një zhvendosje të popullsisë.

Hidalgo tha se “rrugët e fundit në Alepo që mbaheshin nga opozita po rimerren nga qeveria, duke krijuar qindra viktima”.

Share Button