Paris, vritet një burrë i veshur me eksploziv

Kryeqyteti i Francës, Parisi është tronditur sërish sot nga një ngjarje e rëndë.

Një person ka vdekur, ndërsa tentonte të hynte në një rajon policie.

Mediat franceze raportojnë se një burrë i armatosur, me thikë në dorë dhe me rrip eksplozivi në trup ka tentuar të hyjë në komisariatin nr. 18 në Paris.

Nga brenda komisariatit i janë përgjigjur me të shtëna duke e lënë të vdekur në rrugë. Dëshmitarët okularë thonë se mbi trupin e personit ende të paidentifikuar ështe qëlluar dy apo 3 herë.

Policia franceze ka nisur sakaq hetimet për terrorizëm.

 

Share Button