Paris, muslimani u kërkon njerëzve ta përqafojnë nëse kanë besim tek ai

Çfarë ndodh kur një musliman qëndron në një shesh publik në Paris dhe u kërkon njerëzve ta përqafojnë nëse kanë besim tek ai, pak ditë pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit ku mbetën të vrarë 129 persona?

Njerëzit e përaqojnë atë. Madje shumë prej tyre. Afrohen dhe i rrethojnë me krahët e tyre. Video tregon një musliman që ka mbyllur sytë me një copë dhe qëndron në sheshin Republika.

Ai thotë: Unë jam musliman, por më thonë terrorist. Unë ju besoj juve, po ju a më besoni mua? Nëse po, më përqafoni.

Një nga një, njerëz të ndryshëm, me lot në syt, afrohen dhe e përqafojnë myslimanin që ka mbyllur sytë.

“Një terrorist është terrorist, dikush që vret dikë pa arsye. Një mysliman s’do ta bënte kurrë diçka të tillë. Feja jonë e ndalon atë,” – ka theksuar ai.

https://www.youtube.com/watch?v=lRbbEQkraYg

 

Share Button