Parandalohet krimi në familje, burri po dhunonte gruan

Një grua 52 vjeçe nga fshati Rranxë i Vaut të Dejës ka shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes në kohë të policisë.

Policia e Vaut të Dejës është njoftuar se në fshatin Rranxë ka një konflikt brenda familjes dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Aty është konstatuar se 55-vjeçari Nikolin Çuni po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij F.Ç. 52 vjeçe dhe e arrestoi në flagrancë, por i sekuestroi edhe një automatik që iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Penal.

Share Button