Paralajmërimi i Putin: Uroj të mos detyrohem të përdor forcën

“Uroj të mos detyrohem të përdor forcën”, është paralajmërimi që e vendos Vladimir Putin-in në një kurs të ri përplasjeje me Ukrainën e Perëndimin. Përshkallëzimi i situatës në lindje të vendit, ku tre separatistë pro-rusë u vranë në përleshjet me forcat ukrainase në Mariupol, incidenti më i rëndë i kësaj natyre në rajon, nuk e ka lënë indiferent shefin e Kremlinit. Deklarata e Putin-it erdhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve rusë dhe atyre të Krimesë.“Dhoma e Lartë e Parlamentit i ka dhënë presidentit të drejtën të përdorë forcën ushtarake në Ukrainë. Shpresoj shumë, që nuk do të jem i detyruar ta ushtroj këtë të drejtë, dhe që ne të arrijmë t’i zgjidhim të gjitha problemet e sotme në rrugë politike e diplomatike”, u shpreh Putin.Putin shtoi se qeveria e Kievit, – ku nuk harroi të theksonte qëndrimin e vet se lidershipi i ri i shtetit fqinj e mori me forcë pushtetin, – ka folur vetëm me njerëzit e caktuar prej saj në rajon, por jo me personat që gëzojnë besimin e vendasve.

Share Button