Paralajmërimet përkeqësojnë sjelljet e fëmijëve

Paralajmërimi i fëmijëve se pas dy minutash do t’iu hiqen apo fiken pajisjet elektronike, e bën largimin e tyre nga këto pajisje akoma më të vështirë, sipas një studimi nga Universiteti i Uashingtonit.

Pavarësisht idesë së prindërve se paralajmërimi do të lehtësojë shkëputjen e fëmijëve nga përthithja e ekraneve, studiuesit gjetën se fëmijët 1 deri në 5 vjeç zemëroheshin më shumë kur iu hiqej pajisja elektronike nëse prindi i kishte dhënë një paralajmërim për largimin e saj dy minuta më parë.

Prindërit raportuan se kalimet nga pajisjet elektrike te një aktivitet tjetër ishin më të lehta kur këto kalime ishin pjesë e rutinës së ditës.

Po ashtu këto kalime ishin më të lehta kur fajin e merrte teknologjia në vend të prindit. Fëmijët e menaxhonin më mirë shkëputjen kur informoheshin se nuk ka internet sesa kur ndalesa vinte direkt nga prindi.

Share Button