Panasonic po ndërton qytetin e teknologjisë së lartë, mburoja virtuale për shoferët

Kompania elektronike Panasonic po ndërton infrastrukturën ‘e zgjuar’ në një zonë boshe pranë aeroportit te Denverit. Kompania së fundmi po ndërton edhe infrastrukturën e ‘City Smart’ në këtë zonë, me qëllim kthimin e saj në një qytet të zgjuar deri në vitin 2016. Iniciativa është pjesë e programit të madh ‘City Now.’

Në kuadër të projektit, në një vend prej 400 hektarësh tokë boshe, kompania ka instaluar WiFi falas, drita të rrugës LED, sensorë për ndotjen një panel diellor si dhe kamera sigurie. Me ndihmën e panelit të ri diellor, qarku mund të furnizohet për 72 orë në rast të ndonjë ndërprerje energjie.

Panasonic po përgatit zonën për automjete autonome. Në vitet e ardhshme, në një shtrirje prej 15 kilometrash të autostradës, Denver dhe Panasonic shpresojnë të vendosin një sistem të teknologjisë së lartë të quajtur ‘Road X’ që lidhet me makinat vetëlëvizëse. Për shembull, do të krijonte ‘mburoja virtuale’ që do të paralajmëronin shoferët kur ato dalin nga korsia, sipas scan.tv.

Emily Silverman, menaxhere e programit për qytetin e Denver, tha për Business Insider se ekipi i saj beson se teknologjia do të përmirësojë jetën e banorëve. Nëse ky program rezulton i suksesshëm në zonën e Denverit, kompania mund të nisë ‘City Now’ edhe në qytete të tjera amerikane.

Qytetet në të gjithë SHBA po futen në projekte të ngjashme, në të cilat zyrtarët dhe kompanitë private përdorin të gjitha llojet e të dhënave, nga nivelet e ndotjes e deri te modelet e udhëtimit për të përmirësuar funksionalitetin e peizazhit urban.

Kryetari i Bashkisë së Denver, Michael Hancok tha në një konferencë për shtyp se ndryshimet po hedhin themelin për një qytet të zgjuar.

Share Button