Panair për këshillim rreth karrierës në Tiranë

Organizohet në Tiranë Panairi i Karrierës, me bashkëpunimin e universiteteve dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Sipas organizatorëve ky panair ka në fokus këshillimin e karrierës dhe përgatitjen e të rinjve për sfidat e çështjeve të punësimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e panairit njëditor të organizuar në Tiranë ka mbajtur një fjalë përshëndetëse ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Të gjithë jemi unikë, por shpesh na ndodh që me kalimin e kohës përpiqemi të bëhemi si të tjerët, të imitojmë. Çdo mundësi duhet kapur. Sot është rasti për t’i treguar vetes dhe të tjerëve se jeni unikë. Çdo ditë e jetës është një provim dhe mundësi për t’u rritur përtej barrierave. Ka gjithmonë një zgjidhje, por edhe një zgjedhje dhe zgjedhjet sot janë më të shumta. Ne si qeveri jemi vigjilentë ndaj kërkesave në tregun e punës që të përshtatim më mirë njohuritë që merren në universitetet tona, për të përgatitur kandidatët e duhur për vendin e duhur të punës”, u shpreh Xhaçka

Kompani dhe organizata të ndryshme prezantuan për studentët dhe të rinjtë e tjerë që vizituan panairin politikat që kanë në fokus këshillimin e karrierës dhe çështjet e punësimit.

Share Button