Pamje tronditëse nga bombardimet në Alepo, Siri

Vullnetarët e mbrojtjes civile në Siri kanë publikuar një fotografi rrëqethëse nga qyteti Aleppo ku shihet një mashkull dhe një fëmijë të vdekur, të mbuluar me gjak, pluhur dhe gurë.

CNN shkruan se bëhet fjalë për babain dhe djalin që kanë vdekur nga sulmet të kryera më 23 shtator.

Sipas informatave të vullnetarëve shpëtimtarë që kanë gjetur të vdekurit, personi dhe djali i tij dhe një fëmijë nga familja pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë sulmit.

Bashkëshortja dhe vajza e tij që janë gjendur në një vend tjetër të lënduar.

Njëri nga aktivistët ka thënë për CNN se bëhet fjalë për sulmin më të rëndë nga marsi i vitit 2011.

d_1474893460-6936202

Share Button