Palestra në park shndërrohet në atraksion në Moskë

Palestra në ambient të hapur dhe me veglat e bërë në mënyrë artizanale është një atraksion me të cilin mund të mburret parku ‘Timiryazevsky’ në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo është palestra në ambient të hapur, e cila me miratimin e autoriteteve kompetente lokale pesë vjet më parë, u dizajnua dhe u bë në mes të parkut nga entuziastët, e cila sot është pajisur me pajisje të shumta dhe vegla për ushtrim.

Ajo që e dallon këtë palestër nga të tjerët është se të gjitha pajisjet dhe veglat janë bërë nga sendet dhe materialet nga mbeturinat, ku më të zakonshme janë pjesët e makinave të vjetra.

Të ngopur me palestra të mbyllura ku të zihet fryma nga era e djersës, rusët në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar i ideuan ushtrimet e popullarizuara subkulture në parqe, terrene sportive dhe hapësira të tjera në të hapur.

Sot, kjo praktikohet në botë dhe njihet si “street workout”, ndërsa rusët kanë shkuar tashmë një hap më tej duke hapur palestrën e vetme në një park të Moskës.

Share Button