Pakistan, regjistrimi i ri i popullsisë pas 19 vitesh

Pakistani në dy muajt e ardhshëm do të realizojë regjistrimin e popullsisë, i pari pas 19 vjetësh, tha të dielën ministrja e Informacionit të Pakistanit, Maryam Aurangzeb, raporton Anadolu Agency (AA).

Aurangzeb tha se regjistrimi do të bëhet në periudhën nga 15 marsi deri më 15 maj. Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe ka paralajmëruar për dhënien e informacioneve të rreme.

Siç tha ajo, lufta e këtij vendi të Azisë Jugore kundër militantëve ishte arsyeja kryesore për vonesën e procesit të regjistrimit.

Zëdhënës i Ushtrisë së Pakistanit, Gjeneral Major Asif Ghafoor theksoi se rreth 200 mijë ushtarë do të ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave në terren.

Islamabadi zyrtar regjistrimin e fundit e ka kryer në vitin 1998, kur vendi kishte rreth 180 milionë banorë. Analistët besojnë se Pakistani që nga ajo kohë ka kaluar pragun prej 200 milionë banorëve.

Share Button