Paditet kryebashkiaku i Peshkopisë

Një tjetër kryebashkiak paditet në prokurori. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të kallëzojë penalisht kryetarin e bashkisë Peshkopi, z.Ilir Krosi për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas Inspektoriatit, Krosi nuk ndaloi disa ndërtime të paligjshme. Po me të njëjtën akuzë kallëzohen penalisht nga IKMT edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Peshkopi, z. Gafur Gazidede si dhe ish kryeinspektorët e këtij inspektoriati, z. Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.
IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për kryetarin e Bashkisë Peshkopi dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Peshkopi.

Share Button