Ozil: Arsenali është një nga klubet më të mira në botë

Lojtari i përfaqësueses gjermane, Mesut Ozil, ka thënë se Arsenali është një nga klubet më të mira në botë dhe se ai ndjehet me fat si pjesë e këtij ekipi, raporton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, Arsenali nuk e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë që nga viti 2004, kurse shumë besojnë se mos arritja e trofeve do të jetë arsyeja pse Ozil dhe disa yje të tjerë të ekipit të Londrës do të largohen nga klubi.

Megjithatë, Ozil ka hedhur poshtë “thashethemet” se ai është i pakënaqur në Arsenal, dhe shtoi se në lidhje me vendimin për të ardhmen e tij do të vendos deri në fund të sezonit aktual.

“Arsenal është një nga klubet më të mira në botë, kurse Londra është një qytet i madh dhe një vend i bukur për të jetuar. Siç kam thënë edhe më parë, do të konfirmoj dhe tani se unë ndjehem rehat këtu. Unë jam i lumtur. Në verë do të flasim për të ardhmen time, por tani Arsenali është para çdo lojtari dhe këtë e respektoj”, ka thënë Ozil për mediat britanike.

Mesfushori i mrekullueshëm gjerman me “topxhinjtë” ka kontratë deri në qershor të vitit 2018. Në Arsenal ka mbërritur në vitin 2013 dhe që atëherë ka luajtur 149 ndeshje dhe ka shënuar 30 gola. Me parë ka mbajtur fanellat e Schlke, Werder dhe Real Madrid. Për përfaqësuesen gjermane ka luajtur 84 herë me 21 gola të shënuar.

Share Button