Oscar Pistorius lirohet me kusht

Atleti i famshëm afrikano-jugor, Oscar Pistorius është liruar me kusht pasi qëndroi për një vit në qeli, pasi u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës, Reeva Steenkamp.

Atleti u dënua me 5-vite heqje lirie për vrasjen e modeles, por pjesën tjetër të dënimit do ta shlyejë në arrest shtëpiak. Edhe pse ende nuk janë bërë publike kushtet mbi të cilat është liruar ai, besohet se autoritetet do të tregohen bujar me atletin.

Ai do të lejohet që të ketë një punë e cila do të aprovohet nga autoritetet, si dhe të bëjë lëvizje të caktuara. Sipas informacioneve të para, Pistorius do të jetojë me xhaxhain, Arnold Pistorius.

Pistorius, sportisti i parë i gjymtuar që garoi në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, vrau të dashurën e tij Steenkamp ditën e Shën Valentinit ne vitin 2013.

Gjatë procesit gjyqësor ai ka thënë vazhdimisht se e kishte qëlluar atë gabimisht, duke e ngatërruar me një hajdut.

Share Button