OSBE/ODIHR: Klima politike, impakt tek zgjedhjet

Ekspertët e ODIHR, pas një misioni faktmbledhës dyditor në Tiranë, publikuan mesditën e sotme një raport paraprak për zgjedhjet e 21 Qershorit. “Klima politike është e polarizuar mes PS-së në pushtet dhe PD-së në opozitë, e cila pak kohë më parë i dha fund bojkotit parlamentar. Ekipi i OSBE/ODIHR, gjatë takimeve që pati, u shpreh se, ashpërsimi i retorikave politike mes partive do të ketë impakt negativ në zgjedhje”, thotë raporti. Përsa i përket KQZ-së në këtë raport thuhet se  “Bashkëbiseduesit nënvizuan se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe komisionet në nivel lokal janë të pambrojtur nga presioni politik dhe nuk kanë një konfidencë të plotë. Disa shqetësime na janë shprehur për ditën e zgjedhjeve që lidhen me procedurat e numërimit të tabulimit”, vijon raporti. Kërkohet që OSBE/ODIHR të caktojë një numër të madh vëzhguesish “për të mbuluar gjithë fazat e procesit zgjedhor në mënyrë të vecantë sa i takon administrimit zgjedhor, regjistrimit të kandidatëve, fushatës dhe procesit të votimit të dielën e 21 qershorit përfshi dhe procesin e numërimit  dhe nxjerrjes së rezultateve.” Do kërkohen 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër do të jenë për të monituar  procesin e votimit të dielën e 21 qershorit përfshi dhe procesin e numërimit  dhe nxjerrjes së rezultateve.

Share Button