OSBE: Dhuna kërcënon lirinë e shtypit në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka paralajmëruar se gazetarët në Ukrainë janë nën sulm gjatë bërjes së punës të tyre ndërsa u bëri thirrje agjencive të zbatojnë ligjin për të mbështetur dhe për të mbrojtur mediat.

Në një raport të lëshuar më 23 maj, OSBE bën me dije se kishte dokumentuar rreth 300 raste të dhunës ndaj pjesëtarëve të mediave në Ukrainë, që nga fundi i nëntorit, kur kriza politike kishte përshkallëzuar.

Dhuna përfshin vrasje, sulme, kërcënime dhe akte të frikësimit ndaj gazetarëve.

Dunja Mijatoviq, përfaqësuese për lirinë e medias në OSBE, në një deklaratë tha se ajo ishte e alarmuar nga kushtet e përkeqësuara dhe ambientin në të cilin punojnë mediat.

Share Button