Orë inteligjente edhe për fëmijët

Si telefonat inteligjentë ashtu edhe orët e tilla tashmë janë bërë trendi i kohës. Tashmë përpjekjet për të qenë të pranishëm në treg edhe për fëmijët vijnë edhe me orët kushtuar atyre.

Kompania LeapFrog zbuloi një pajisje dore të përballueshme nga të gjithë në një njoftim të bërë se ka në plan të prodhojë pajisjen e parë që vishet, që do të jetë vetëm për fëmijët.
Pajisja, e quajtur LeapBand, është ideale për fëmijët e moshës katër dhe shtatë vjeç.

Kjo paisje është sportive, me ekran me ngjyra, rezistente ndaj ujit, dhe ka një bateri që reziston deri në 6 ditë. Kjo paisje është e pajisur edhe me lojra, gjë që e bën shumë më efikase për fëmijët.

Kjo pajisje funksionon me anë të një aplikacioni iOS dhe Android. Ora inteligjente LeapBand do të dalë në treg në muajin gusht dhe do të kushtojë 40 dollarë.

Share Button