Orban fiton mandatin e dytë

Kryeministri i Hungarise, Viktor Orban fitoi një mandat të dytë, pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Partia e tij e qendrës së djathtë Fidesz mori 45% të votave, pas numërimit të shumicës së tyre. Aleanca e qendrës së majtë siguroi 25 %, ndërsa ajo e ekstremit të djathtë “Jobik” 21%. “Në sajë të përulësisë dhe dinjitetit që na përshtatet, në mund të themi se te gjithë dyshimet dhe pasiguritë u zhduken; Ne fituam. Kjo nuk është vetëm një fitore e pazakontë. Ne kemi siguruar një fitore të madhe, domethënien e të cilës nuk mund ta rrokim dot këtë mbrëmje”, tha Orban pas fitores. Rezultati i zgjedhjeve- sipas tij- tregoi se hungarezet duan te qëndrojnë në Bashkimin Europian, por me një qeveri më të fortë. Parashikohet që partia e tij, Fidesz të marrë 135 vende në parlamentin me 199 deputetë. E majta hungareze nuk është shëruar plotësisht nga disfata e madhe e vitit 2010, kur Viktor Orban u ngjit në pushtet me dy të tretat e votave.  Lufta qëndrore e këtyre zgjedhjeve ishte ekonomia e vendit.
Mbështetesit e Fidesz thanë se fitorja e Orban i dedikohet fuqive të tij drejtuese. Por partitë e opozitës e akuzuan kryeministrin e Hungarisë- gjatë gjithë fushatës- se po minon demokracine e Hungarise; duke reduktuar liritë civile dhe duke dëmtuar larine e fjales. Ai këmbengul se reforma është e nevojshme për të përmbushur detyrën; crrënjosje e komunizimit dhe ulje e deficitit buxhetor, nën 3 % te Produktit të Brendshëm Bruto, që kerkohet nga BE.

Share Button