Opozita siriane rrëzon një avion të regjimit

Ushtria opozitare siriane ka njoftuar se forcat e saj kanë rrëzuar një avion të regjimit sirian i cili ka bombarduar qytetin sirian Idlib, raporton Anadolu Agency (AA)

Këtë informacion për AA e konfirmoi edhe zëdhënësi i grupit ushtarak opozitar Ahraru’Sam Ahmed Karaali

“Avioni i regjimit ishte duke fluturuar ulët gjatë bombardimit mbi Idlib. Ne e kemi goditur me top antiajror 23 mm. Pasi u qëllua e kemi vërejtur se ka ardhur deri tek shkatërrimi. Më pas filloi të bie”, tha Karaali

Guvernatori i provincës turke Hatay Erdal Ata, ndryshe, krahinë e cila shtrihet në kufi me Sirinë, ka konfirmuar se ka marrë raporte se një avion ka rënë afër fshatit Yaylacik, pranë qytetit turk Hatay

“Sipas informacioneve të cilat i kam marrë ekipet e xhandarmërisë tonë i kanë gjetur mbetjet e avionit. Vendi i pilotit në avion ishte i zbrazët ashtu që mendojmë se piloti ka katapultuar para rrëzimit të avionit”, ka thënë Ata.

Share Button