Opozita proteston sot para Kryeministrisë

Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë, e paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, si më e madhja e zhvilluar ndonjëherë.

Tubimi pritet të nisë në orën 11:00 me një marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ku edhe do të përqendrohet protesta e demokratëve.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se protesta kombëtare që do të zhvillohet sot në Tiranë do të jetë vazhdimi i një aksioni politik të opozitës, qëllimi i së cilës është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit të vendit.

Basha eshte shprehur gjithashtu se opozita nuk synon të bllokojë statusin me protesta, ndërsa shton se ajo synon që ato të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 

Share Button