Opozita pranon dialogun me mazhorancën

Koalicioni i opozitës iu përgjigj pozitivisht sot ftesës së koalicionit qeverisës duke theksuar se bien dakort për një tryezë të vërtetë dialogu, por me kusht. Tryeza të ketë si qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë realizimin e 4 pikave.

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut .

Share Button