Opozita: Didi vrau një nga pengjet e Flamur Pislit në 1999

Opozita hedh dyshimet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,   Artan Didi, ka vrarë një nga pasagjerët e autobusit i cili u mor peng nga Flamur Pisli në 28 prill 1999. Momenti i lirimit të pengjeve, filmuar nga kamerat greke, atëherë u pasqyrua sot ne  videoprojektor në komisionin hetimor për lëvizjet në polici. Deputetët e djathte  Noka e Ristani kërkuan që kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi të hetohet, duke shtuar se videoja ne fjale do ti dergohet prokurorise. Sipas Nokës, Didi ka qenë pjesë e një operacioni ku u vra një peng, i pafajshëm. Në video shfaqeshin forcat e policisë shqiptare, të cilat vranë, shtetasin Flamur Pisli pengmarresin. Por pas pengmarresit ka mbetur i vrare dhe nje pasagjer grek. Ngjarja e pengmarrjes së një autobusi me pasagjere, nga një shqiptar ndodhi më 28 prill të vitit 1999. Sipas Ristanit, personi që drejtonte operacionin e policisë shqiptare ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë sot, Artan Didi.  “Autobusi i marrë peng, ndalon. Është dukshëm e kuptueshme që kemi të bëjmë me ekzekutimin e një qytetari të pafajshëm që ndodh, do e shihni se personi i dyshuar për pengmarrës është vrarë në mes të autobusit me snajper, ndërkohë që kryhej veprimi tjetër që juve e pate”- tha Ristani.

Share Button