OPI çel ekspozitën mbi Jeruzalemin në Xhakarta të Indonezisë

Organizata e Partneritetit Islamik mbylli punimet e konferencës së zhvilluar në kryeqytetin indonezian me një ekspozitë kushtuar Jeruzalemit (Kuds).

Ekspozita me pamje të rralla të qytetit mijëra vjecar të prezantuara nën siglën: “ Histori dhe Qytetërim “ u realizua nga Qendra për Histori, Kulturë dhe Art Islam, (IRCA) në bashkëpunim me ambasadën palestineze në Xhakartë dhe qeverinë indoneziane.

Rreth 50 pamje nga kryeqyteti historik palestinez shfaqin elemente të periudhës osmane dhe vlerat e trashëgimisë së një qytetërimi që u dëmtuan rëndë nga pushtimi izraelit.

Fotot u përzgjodhën nga arkiva prej 38 mijë pamjesh të arkivës së Sulltan Abdulhamitit të II, të cilat u realizuan në vende të ndryshme të botës, në periudhën e sundimit osman, në fund të shekullit të XVIII.

Sipas drejtorit të IRCA-s Halid Irn, ekspozita, e cila do qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 23 dhjetor synon të hedh dritë mbi bashkëjetesën e arrirë mes besimeve islame, kristiane dhe ebreje, në periudhën islame, krahasuar me kohët e sotme kur qyteti i shenjtë përjeton pushtimin izraelit prej dekadash.

“ Ne do t’ia shfaqim botës nëpërmjet këtyre pamjeve se si ishte Jeruzalemi i të gjithëve në kohën kur drejtohej nga osmanët e si është sot ku diskriminimi dhe shtypja kanë shkatërruar balancat shekullore të qytetit, i cili mban në gjirin e vet një nga xhamitë e shenjta për muslimanët, Al-Aksan”.

Organizata e Partneritetit Islamik po promovon çështjen palestineze duke ia bërë të qartë botës se Palestina dhe vlerat e saj po shkatërrohen nga pushtimi izraelit, pas krijimit të shtetit izraelit në 1948 kur vendosën të shkatërronin popullsinë autoktone në Palestinë për të siguruar: “ Atdhe pa popull për një popull pa atdhe”.
(IINA)

Share Button