Operacion kundër bandave në SHBA

Rreth 600 pjesëtarë bandash janë arrestuar në mbarë Shtetet e Bashkuara, gjatë një goditjeje kundër bandave të rrugës. Operacioni i Departamentit amerikan të sigurisë së brendshme kundër bandave të rrugës, ishte njëri nga më të mëdhenjtë, që ndonjëherë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara. Në periudhën mars – prill, në 179 qytete janë arrestuar 638 pjesëtarë të dyshuar të bandave.Zyrtarët amerikanë thonë se më se 400 të arrestuar kishin histori të dhunës kriminale, përfshirë edhe shtatë persona të kërkuar për vrasje. Një zyrtar amerikan tha se afro 75 për qind e të arrestuarve janë të dyshuar si pjesëtarë të bandës Surenos, e njohur edhe si Sur 13.

Share Button