Operacion antidrogë në Rinas, 4 persona në pranga

Policia e Tiranës ka sekuestruar gjatë një operacioni policor 10 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar katër shtetas si posedues të saj.

Katër të rinjtë, Ergys Macuku, Alban Qira, Daniel Hida dhe Erjon Daka ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip “Opel” me targë AA 334 KT për në Rinas, në momentin që u kapën nga blutë.

Nga kontrolli i ushtruar në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 10 kg kanabis ndërsa në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet një serë me bimë narkotike.

 

Share Button