OKB thirrje për ndihmë për Sudanin e Jugut

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje për ndihmë në vlerën 1.4 miliardë dollarë komunitetit ndërkombëtar, për të përballuar nevojat themelore urgjente të më shumë se 1 milionë e 800 mijë personave që kanë emigruar në vendet fqinje nga Sudani Jugor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zyrën e OKB-së në Gjenevë me pjesëmarrjen e drejtorit Ekzekutiv të Programit Botëror të OKB-së për Ushqimin (WFP), David Beasley dhe komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi është mbajtur takimi ndërkombëtar me qëllim mbështetjen e refugjatëve nga Sudani Jugor.

Drejtori Ekzekutiv i WFP-së, Beasley, tha se “Janë të papërfytyrueshme vuajtjet e popullit të Sudanit Jugor. Janë pothuajse drejt greminës. Dhuna është shkaku i kësaj krize.”

Pasi ka vënë në dukje se punonjësit e ndihmave humanitare kanë vështirësi për dërgimin e ndihmave për njerëzit e pambrojtur dhe të uritur, Beasley, tha se shumë refugjatë të Sudanit Jugor kanë humbur jetën për shkak të urisë dhe sëmundjeve si dhe shumë prej tyre janë strehuar në vendet fqinje për të qenë të sigurtë.

Ndër të tjera Beasley ka theksuar se po përballen me një prej krizave më të më dha njerëzore në botë që prej Luftës së Dytë Botërore e deri tani.

Ndërsa Grandi tha se një numër i konsiderueshëm i refugjatëve kanë mbetur të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve dhe kushte njerëzore në përkeqësim në Sudanin e Jugut.

Në deklaratën e përbashkët pas mbledhjes WFP dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët i kanë bërë thirrje për ndihmë në vlerë 1.4 miliardë dollarë vendeve donatore për të përballuar nevojat themelore urgjente të më shumë se 1 milionë e 800 mijë personave që kanë emigruar në vendet fqinje nga Sudani Jugor.

Gjithashtu në deklaratën ku përmendet se deri më tani është e disponueshme vetëm 14 për qind e shifrës në fjalë, kërkohet nga komuniteti ndërkombëtaë që të kalohet në veprim.

Sipas të dhënave të OKB-së në Ugandë ndodhen 898.000 refugjatë të Sudanit Jugor, 375 mijë në Etiopi, 97 mijë në Kenia, 76 mijë në Republikën Demokratike të Kongos dhe 2.200 në Afrikën Qendrore. WFP ofron ndihmë monetare dhe ushqimore për më shumë se 1 milionë e 800 mijë refugjatë në vendet fqinje.

Share Button