OKB: Spanja ka shkelur të drejtat e njeriut në Kataloni

Autoritetet spanjolle dyshohet se kanë shkelur të drejtat e njeriut në përpjekjen e tyre për të penguar referendumin për pavarësi të Katalonisë, njoftuan vëzhguesit e të drejtave të njeriut të OKB-së.

David Kaye, raportuesi i OKB-së për lirinë e shprehjes dhe Alfred de Zayas, ekspert i OKB-së për demokracinë, theksoi arrestimet e politikanëve, akuzat kundër liderëve të protestave, bllokimit të faqeve të internetit dhe hetimet në banesë.

“Pavarësisht joligjshmërisë së referendumit, autoritetet spanjolle kanë përgjegjësinë të respektojnë ato të drejta që janë thelbësore për shoqëritë demokratike”, thanë ekspertët në një deklaratë.

“Masat për të cilat ne po dëshmojmë janë shqetësuese, sepse ato shkelin të drejtat themeltare të individit duke mbytur debatin publik”, shtuan ata.

Share Button