OKB shpreson në krijimin e “zonave jokonfliktuale” në Siri

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se ka forca që dëshirojnë të prishin marrëveshjen e nënshkruar nga Turqia, Rusia dhe Irani për krijimin e “zonave jokonfliktuale” në Siri por që të tre vendet garantuese kanë forcën dhe kapacitetin e nevojshëm për suksesin e marrëveshjes.

Mistura pas mbledhjes së Grupit të punës për qasjen e ndihmave humanitare të kryer në Gjenevë të Zvicrës nga Grupi Mbështetës ndërkombëtar për Sirinë ka mbajtur një konferencë për media.

Duke theksuar se raundi i gjashtë i biesdimeve me temë Sirinë do të mbahet më 16-19 maj Mistura tha se ky raund do të zhvillohet me takime të shkurtra në mënyrë që pjesëmarrësit të kryejnë përgatitje për muajin e Ramazanit.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se do të përshpejtojnë dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e sigurta që do të formohen në kuadër të marrëveshjes, Mistura ka njoftuar se këto rajone nuk duhet të përdoren për nisjen e operacioneve të reja ushtarake.

Anadolu Agency

Share Button