OKB: Së shpejti lista e të dyshuarve për krime lufte në Siri

Duke qenë se krimet e luftës në Siri janë kryer në shkallë masive, anëtarë të komisionit të Kombeve të Bashkuara bënë me dije të premten e 20 shkurtit, se shumë shpejt do të publikojnë një listë të njerëzve të dyshuar për mizori gjatë luftës civile.

“Katër lista janë hartuar tashmë, por janë mbajtur sekret sepse autorëve të dyshuar u duhet bërë proçesi i duhur gjyqësor”- tha Vitit Muntarbhorn, një anëtar i komisionit të Kombeve të Bashkuara.

“Ne akoma nuk e kemi vendosur nëse do t’i bëjmë këto lista publike, sot, këtë muaj apo muajin tjetër,” tha ai-shtoi me tej.

Kjo deklaratë u bë pas raportimeve për situatën në Siri, nga ana e komisionit, e cila është bërë më e vrullshme dhe më e përgjakshme që nga fillimi i saj në vitin 2011.

Më shumë se 200 mijë civilë janë vrarë gjatë konfliktit dhe miliona njerëz janë larguar nëpër vendet fqinje. Shumë njerëz janë dhunuar e torturuar.

 

Share Button