OKB reagon për krizën në Gjirin Persik

Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Hussein, ka theksuar se janë të shqetësuar në çështjen rreth ndikimit të mundshëm në të drejtat e njeriut të vendimit të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Egjiptit dhe Bahreinit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me Katarin, raporton Anadolu Agencuy (AA).

Hussein në një deklaratë me shkrim ka paralajmëruar se masat e marra kundër Katarit do të rrënojnë jetën e mijëra grave, fëmijëve dhe meshkujve me kombësi të përbashkët.

Duke theksuar se kanë marrë raportime se ndaj disa personave që ndodhen në vendet e Gjirit janë dhënë urdhëra për të braktisur vendin ku gjenden ose kanë marrë urdhëra nga qeveritë e tyre që të rikthehen në vend, Hussein ka theksuar se në mesin e këtyre personave ka njerëz të ndryshëm si çifte të martuar dhe fëmijë, punonjës, punëdhënës dhe nxënës.

Pasi ka vënë theksin se janë të shqetësuar në çështjen rreth ndikimit të mundshëm të vendimit mbi të drejtat e njeriut, Hussein ka vlerësuar se: “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar që dëgjoj se EBA dhe Bahreini kërcënojnë me burg dhe ndëshkime me gjobë qytetarët që shprehin simpati për Katarin ose që kundërshtojnë vendimet e qeverive të tyre, sepse kjo vjen në kuptimin e një shkeljeje të hapur të lirisë së shprehjes”.

Hussein ka bërë thirrje që nëpërmjet dialogut mosmarrëveshjet në fjalë të zgjidhen dhe vendet të përmbushin përgjegjësitë e tyre në kuadër të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Arabia Saudite, EBA-të, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan se kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, EBA-të dhe Bahreinin, pasi mbyllën hapësirën ajrore me Katarin iu kërkuan diplomatëve të Katarit që të largoheshin nga vendi brenda 48 orëve. Po ashtu, Arabia Saudite i mbylli Katarit edhe kufirin e vetëm tokësor.

Share Button