OKB: Po rritet numri i personave që vuajnë nga uria

Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) tregon se gjithnjë e më shumë po rritet numri i të uriturve për shkak të konflikteve dhe ndryshimeve klimatike në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Bujqësor i FAO-s (IFAD), publikoi raportin “Siguria e Ushqimit dhe gjendja e ushqyeshmërisë në botë – Raporti i vitit 2017” të përgatitur bashkarisht me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Programin Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Sipas këtij raporti shihet se është rritur numri i njerëzve të uritur në botë, i cili në vitin 2015 ka qenë 777 milionë, ndërsa gjatë vitit të kaluar ky numër ka arritur në 815 milionë.

Ndër të tjera në raport thuhet se në Azi rreth 520 milionë njerëz, në Afrikë 243 milionë, ndërsa në Amerikën Latine dhe Karaibe më shumë se 42 milionë njerëz janë të uritur.
Sipas raportit, 20 për qind e Afrikës, 11.7 për qind e Azisë, 6.6 për qind e Amerikës Latine dhe Karaibeve kanë problem me urinë.

Ndërkaq siguria ushqimore ka rënë sidomos në Afrikën sub-Sahariane, në Azinë Juglindore dhe në Azinë Perëndimore, ndërsa kjo situatë është përkeqësuar me fatkeqësitë e ndryshme si thatësirat apo përmbytjet.
Konfliktet dhe ndryshimet klimatike shkaktuan rishfaqjen e urisë. Thuhet se 489 milionë njerëz të uritur në botë jetojnë në zona të konfliktit.

Share Button