OKB paralajmërim Venezuelës për të drejtat e njeriut

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se gjatë protestave në Venezuelë janë kryer një sërë shkeljesh të të drejtave të njerit, duke përfshirë përdorimin e tepruar të dhunës në mënyrë sistematike dhe gjerësisht si dhe arrestimet arbitrare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ravina Shamdasani, një prej zëdhënësve të Komisionerit të Lartë të të Drejtave të Njeriut në OKB, në një konferencë për shtyp të zhvilluar në zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se në protestat e zhvilluara në Venezuelë që prej 1 prillit e deri më tani kanë humbur jetën 124 persona, nga të cilët 46 prej tyre janë vrarë nga punonjësit e sigurisë dhe 27 të tjerë nga forcat e armatosura proqeveritare, ndërsa pjesa tjetër e tyre nuk dihet se nga kush janë vrarë.

“Sipas 135 intervistave që janë kryer me të plagosurit, familjarët, dëshmitarët, gazetarët, mjekët dhe institucionet e shoqërisë civile zyrtarët që kujdesen për të drejtat e njeriut të OKB-së kanë konstatuar se gjatë protestave në Venezuelë ka patur përdorim të tepruar të dhunës në mënyrë sistematike dhe gjerësisht si dhe arrestimet arbitrare. Përveç këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut janë raportuar edhe zbatueshmëritë si bastisjet e shtëpive të atyre që kanë lidhje me protestat, tortura dhe keqtrajtime”, është shprehur ndër të tjera Shamdasani.

Pasi ka theksuar se që nga fillimi më 1 prill i protestave në vend e deri tani janë plagosur 1.958 persona, Shamdasani, tha se “Në Venezuelë që nga fillimi i protestave nga 1 prilli e deri më 31 korrik janë kryer arrestime arbitrare për të paktën 5.051 persona, ku ende më shumë se 1000 prej tyre mbahen të arrestuar”.

Shamdasani, i ka bërë thirrje Qeverisë së Venezuelës që të ulë tensionet në vend, t’i japë fund përdorimit të dhunës së tepruar dhe arrestimeve arbitrare kundër protestuesve si dhe për lirimin e protestuesve që janë nën arrest.

Share Button