OKB organizon komision për hetimin e krimeve në Mianmar

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, ka pranuar propozimin për ngritjen e “misionit të pavarur ndërkombëtarë hetimor për identifikimin e provave” me qëllim për të zbuluar shkeljet e të drejtave të njeriut si krimet, përdhunimet, torturat duke përfshirë edhe arrestimet arbitrare me të cilat përballen muslimanët Arakan (Rohingja) në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e fundit të seancës së 34-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, 47 vende anëtare me një vendim të përbashkët kanë rënë dakord për hetimin e krimeve të kryera në tërësi në Mianmar dhe kryesisht në rajonin Arakan nga ushtria dhe forcat e sigurisë së Mianmarit.

Pritet që të përbëhet nga 3 anëtarë “misioni i pavarur ndërkombëtarë hetimor për identifikimin e provave” që do të formohet në ditët e ardhshme nga Kryetari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-ve, Joaquin Alexander Maza Martelli.

Misioni do të mbledhë prova të shkeljeve të të drejtave njerëzore si krimet, përdhunimet, torturat duke përfshirë edhe arrestimet arbitrare, për dhunën, trajtimin jo njerëzor, zhvendosjen me detyrim, humbjet dhe djegiet e shtëpive me cilat përballen muslimanët në Arakan.

Sipas propozimit të pranuar synohet që me gjetjen e provave të ndëshkohen autorët e krimeve dhe të lehtësohen dhimbjet e viktimave.

Propozimi i pranuar me vendimin e përbashkët të 47 vendeve anëtare pa kryer votim, ishte paraqitur në këshill me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve.

Share Button