OKB: Në Jemen shtatë milionë njerëz përballen me urinë

Kombet e Bashkuara njoftuan se në Jemen, janë shtatë milionë njerëz që përballen me urinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), tha se Jemeni po përballet me krizën më të madhe humanitare dhe se 2.3 milionë fëmijë të vendit të moshës nën pesë vjeçare janë të kequshqyer.

Në raport, OCHA tha se dy nga tre njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, dhe se popullata ka nevojë për strehim, furnizim me ushqim, ujë dhe shërbime shëndetësore.

Raporti gjithashtu nxjerrë në pah historitë e familjeve që jetojnë në kampet e refugjatëve afër Hamirit, i cili i përket qytetit të Imranit. Në raport thuhet se pasojat e luftës më shumë ndjehen nga njerëzit e pafajshëm, dhe se mbi tre milionë njerëz braktisën vendin.

Kombet e Bashkuara shprehin shqetësimin edhe për epideminë e kolerës, ndërsa siç thuhet, nga mungesa e përkujdesit shëndetësor, shumë njerëz kanë vdekur nga sëmundje të shërueshme.

Share Button