OKB: Jemi të shqetësuar për sigurinë e 400 mijë civilëve në Raka të Sirisë

Kombet e Bashkuara (OKB) të hënën kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me sigurinë e mbi 400 mijë civilëve në qytetin sirian Raka, i cili është nën kontrollin e terroristëve të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga OKB theksohet se në vendbanimet ku kryesisht jetojnë civilë janë duke u kryer operacione ushtarake.

Zëvendës zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq në konferencën për shtyp theksoi se viktimat e sulmeve ajrore janë pikërisht civilët.

Ai theksoi se në sulmet ajrore, në bazë të informatave të caktuara, janë dëmtuar shkollat, tregjet dhe infrastruktura të tjera.

Në anën tjetër, autokolona e dytë me civilët sot është larguar nga lagja Al-Waer e cila në qendrën e provincës Homs është nën rrethim nga forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad.

Share Button