OKB: Jemeni rrezikon katastrofën më të madhe ushqimore

Kreu i zyrës koordinatave për çështjet humanitare në OKB ka paralajmëruar mbi mundësinë e shfaqjes së katastrofës më të madhe humanitare për shkak të mungesës së theksuar të ushqimit në Jemen.

Mark Lowcock, ka thënë se Arabia Saudite nuk lejon dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen dhe shtoi se kjo do ta kthejë Jemenin në një vend me mungesë totale të ushqimeve dhe kjo mund të shkaktojë vdekjen e miliona personave. Koalicioni agresor i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit ka mbyllur të gjitha portet ajrore, detare dhe tokësore të Jemenit, duke e bërë të pamundur dërgimin e ndihmave humanitare në këtë vend të varfër të shkatërruar nga lufta. Veprimi saudit në mbylljen e kalimeve kufitare të Jemenit është një tregues i qartë i dënimit kolektiv të popullit të këtij vendi, sepse mbyllja e rrugëve të ndihmës humanitare në Jemen, është katastrofike për miliona jemenas që janë të uritur. Mbyllja e pikë kalimeve kufitare detare, tokësore dhe ajrore të Jemenit dëshmon se një holokaust po ndodh në Jemen, ndërsa ky vend i varfër arab është kthyer në një kamp përqendrimi, ku njerëzit po shfarosen sistematikisht nga Arabia Saudite. Ekziston një qëllim i qartë për të kryer maksimumin e gjenocidit kundër civilëve në Jemen, sepse koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është plotësisht i bindur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të bëjë asgjë për të ndalur këtë gjenocid, dhe Riadi ka liri të plotë për të kryer aq shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit pa u ndëshkuar./ PT

Share Button