OKB-ja: Pas marrjes së Alepos, ushtria siriane po ekzekuton banorët

Forcat pro-qeveritare siriane kanë hyrë në shtëpitë e Alepos lindor dhe kanë vrarë këdo që kanë gjetur brenda, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, thotë OKB-ja.

Zyra për të drejtat e njeriut në OKB-së tha se kishte prova të besueshme se në katër lagje janë vrarë para pak orësh, 82 civilë.

Një zëdhënës tha se kjo ka qenë një “situate e tmerrshme” për njerëzit në Aleppo.

Rebelët, të cilët kanë mbajtur Alepon lindor për katër vjet, janë në prag të humbjes, shkruan “BBC”.

Mijëra njerëz raportohet se janë bllokuar në lagjet e fundit të mbetura ende në duart e rebelëve dhe po përballen me bombardime intensive nga trupat pro-qeveritare.

Ndërkohë që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe OKB-ja dhe i kanë bërë thirrje Sirisë dhe aleatit të saj Rusisë për t’i dhënë fund bombardimeve dhe t’i mundësojnë civilëve një kalim të sigurt jashtë Aleopos.

Share Button