OKB hap muzeun e trashëgimisë palestineze në Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRWA) ka hapur në Gaza një muze të trashëgimisë palestineze.

Drejtori i UNRWA-së në Gaza, Bo Schack tha se muzeu është i hapur në kompleksin e shkollës “Deyr al-Balah” duke e cilësuar të një rëndësie jetike për çdo komb ruajtjen e trashëgimisë dhe kulturës.

“Jam i lumtur për hapjen e këtij muzeu modest, por të rëndësishëm”,- tha Schack.
Muzeu i sapohapur është muzeu i parë me një ekspozitë të përhershme në një shkollë në Gaza.
Në mesin e shumë objekteve që ekspozohen në këtë muze bëjnë pjesë edhe objekte nga tradita dhe jeta e palestinezëve.

Share Button