OKB, e shqetësuar për të drejtat e njeriut në Ukrainën lindore

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara thonë se dhuna e ushtruar nga grupet anti-qeveritare në pjesën lindore të Ukrianës po shkakton përkeqësim shqetësues të të drejtave të njeriut në ballafaqimin e tensionuar politik mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë.

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay tha se këto përfundime nga OKB ngrenë shqetësim për pakicat që ndeshen me kërcënime në Krime, rajoni jugor i vendit, i aneksuar nga Rusia në mars.

Ndërkaq Ministria e Jashtme ruse akuzoi OKB-në për mungesë të plotë objektiviteti dukk theksuar se raporti i organizates  kishte mungesë të dukshme konsistence.

Share Button