OKB dërgon 26 kamionë me ndihma për sirianët në Idlib

Autokolona humanitare në të cilën gjenden 26 kamionë kaloi vendkalimin kufitar Cilvegozu në rajonin Reyhanli në Hatay.

Në kamionë gjendet ndihmë që është e nevojshme për banorët e Idlibit dhe fshatrave përreth. Idlibi është rreth pesë kilometra nga distrikti kufitar Reyhanli në provincën turke Hatay.

Lufta civile në Siri filloi në mars të vitit 2011 kur forcat e regjimit të Asadit tentuan me forcë të shtypnin protestat masive prodemokratike. Lufta në formën e forcave të regjimit në njërën anë dhe opozitarëve në anën tjetër zgjati për një kohë të shkurtër.

Dega siriane e organizatës terroriste PKK (PYD/YPG) e shfrytëzoi gjendjen e luftës për të marrë kontrollin e verilindjes së vendit. Degët e Al-Kaedës kanë luftuar kundër të gjithëve për të jetësuar këtë lëvizje terroriste, ndërsa në vitin 2014 si subjekt i ri në luftë u paraqit organizata terroriste DEASH.

Nga fillimi i luftës zgjasin edhe luftimet mes grupeve opozitare ku karakteristikë të vetme të përbashkët e kanë të luftojnë regjimin, ndërsa mes tyre dallojnë në të gjitha parametrat. Përleshjet e reja mes grupeve opozitare në mënyrë shtesë ndërlikon pasqyrën e gjendjes në terren, por edhe vështirësojnë procesin e vendosjes së paqes në këtë vend.

Share Button