OKB dërgon 13 kamionë me ndihma për sirianët në Idlib

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 13 kamionë me ndihma humanitare për banorët e qytetit sirian Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona me ndihma humanitare në të cilin gjenden 13 kamionë, tashmë ka kaluar vendkalimin kufitar Çilvegozu në Hatay të Turqisë dhe është drejtuar për në Idlib bashkë me sendet e nevojshme për banorët e asaj zone.

Idlib ndodhet pesë kilometra nga zona kufitare me Turqinë.

Lufta civile në Siri filloi në vitin 2011, atëherë kur forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad tentuan që përmes ushtrimit të dhunës të shuajnë protestat e filluara në vend. Lufta në formën e forcave të regjimit në njërën anë dhe atyre të opozitës në anën tjetër zgjati shkurt. Dega siriane e PKK-së (PYD/YPG) shfrytëzoi situatën e luftës për të marrë në kontroll verilindjen e vendit. Ndërkohë, degët e Al-Kaedës luftonin kundër të gjitha palëve në mënyrë për të ringjallur lëvizjen e cila po shuhej, ndërsa në vitin 2014 u shfaq një subjekt i ri luftarak, organizata terroriste DEASH.

Që nga fillimi i luftës, zhvillohen luftime mes grupeve të opozitës, qëllimi i përbashkët i të cilave është lufta kundër regjimit, por ato dallojnë nga njëri-tjetri në parametrat të tjerë.

Konfliktet e reja midis grupeve të opozitës më tepër komplikojnë situatën në terren, por gjithashtu e bëjnë të vështirë krijimin e proceseve të ndërtimit të paqes në vend.

Share Button