OKB dënon pengmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë dënuar sërish pengmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në lindje të Ukrainës dhe kanë kërkuar nga pengmarrësit që t’i lirojnë ata. Zv/sekretari për Çështje Politike i OKB-së, Jeffrey Feltman, ka thënë se shtatë anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të cilët mbahen në Slloviansk, duhet të lirohen menjëherë, pa kushte dhe jo të plagosur. Ai ka thënë se OKB-ja u bën thirrje të gjithë atyrë që kanë ndikim, që të ndihmojnë për zgjidhjen urgjente të kësaj çështjeje. Feltman i ka bërë këto komente në një debat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Ukrainë.Separatistët pro-rusë, të cilët kanë rrëmbyer grupin prej 25 prillit, kanë thënë se pengjet janë “spiunë të NATO-s”.

Share Button