OKB: Çmimi i ushqimit shënon rritje në nivel global

Çmimi global i ushqimit në muajin shtator ka shënuar një shtrenjtim, thuhet në një njoftim të Organizatës për Ushqim dhe Agrokulturë (FAO) e cila vepron në korniza të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Indeksi i çmimit të ushqimit, thotë FAO, në shtator ka qëndruar në një mesatare prej 178.4 pikësh, që është një rritje me 0.8 për qind krahasuar me muajin gusht dhe 4.3 për qind më shumë krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar.

Indeksi i Çmimit të Ushqimit të cilin e përpilon FAO ndjekë çmimet në tregjet ndërkombëtare të pesë grupeve kryesore të produkteve ushqimore.

Çmimi i vajit bimor ka rritur indeksin me 4.6 për qind krahasuar me muajin paraprak nga shkaku i çmimit që ka pasur vaji i palmës. Çmimet e vajrave të sojës, rrepave dhe vajit të lulediellit gjithashtu u ndikuan nga çmimet e vajit të bimëve.

Indeksi i çmimeve të qumshtit, thuhet më tej në publikim, gjatë muajit shtator janë rritur me 2.1 për qind, në kohën kur çmimet e gjalpit dhe djathit u rritën nga shkaku i kufizimeve në furnizimin e Australisë, Zelandës së Re dhe BE-së.

Gjatë muajit shtator, çmimet e mishit dhe sheqerit mbetën të pandryshuara ndërkohë që çmimi i drithërave u ul për një për qind nga shkaku i rënies së misrit dhe grurit si pasojë e ofertës së madhe.

FAO pret që sezoni i sivjemë i korrjes të japë një rekord në rrafsh global.

“FAO parashikon 750.1 milionë ton korrje të grurit gjatë vitit 2017, 1.361 milionë ton të kokrrave të trasha si dhe 500.7 milionë ton oriz, më pak nga parashikimi i mëparshëm, por afër prodhimit rekord të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Share Button