OKB: Afganistani, i kërcënuar nga Al-Kaeda

Një raport i ri i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se rrjetet e al-Kaedës paraqesin kërcënim afatgjatë për sigurinë në Afganistan, duke e rrezikuar ”rajonin dhe më gjërë”, pasi trupat e NATO-s të tërhiqen nga ky vend, deri në fund të këtij viti. Në këtë raport theksohet se grupet e ndërlidhura me al-Kaidën në Pakistan, Tahreek-e-Taliban Pakistan, Lashkar-e-Taiba dhe Lashkar-e-Jhangvi, ”rregullisht marrin pjesë në sulmet kundër forcave afgane në pjesën lindore dhe jugore të Afganistanit”. Në pjesën veriore të Afganistanit, sipas raportit, Lëvizja Islamike e Uzbekistanit ”vazhdon të forcohet” në mesin e afganëve me origjinë uzbeke dhe vepron në disa provinca të Afganistanit.
Mëtej, theksohet se forcat e sigurisë së Afganistanit  dy herë kanë raportuar për praninë e luftëtarëve çeçenë në provincat Logar dhe Kabul, në muajin janar. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara konkludojnë se militantët e al-Kaedës vështirë se do të largohen nga Afganistani në atë ardhmen e afëret. Raporti është hartuar nga një komitet, që  monitoron sanksionet kundër talibanëve.

Share Button