OKB: 500 viktima në një fshat të Afganistanit nga rrëshqitja e dheut

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë parashikuar se numri i të vdekur si rezultat i shembjes së dheut në një fshat në verilindje të Afganistanit, mund të arrijë në 500 veta. Mijëra persona janë zhdukur në fshatin Aab Bareek nga shembja e dheut që ka ndodhur më 2 maj, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se numri i të vdekurve, mund të jetë 2 mijë e 700 persona, sa edhe konsiderohen të zhdukur aktualisht. Por numri i saktë nuk dihet ngase shumë viktima, si rezultat i shembjes së dheut, kanë hyrë shumë metra nën dhe. Zëvendësguvernatori i provincës Badakshan, thotë se kërkimi për të mbijetuarit është i pamundur pa pajisje të mëdha për gërmim. Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive në Afganistan, ka paralajmëruar rrezikun e shembjeve të reja të tokës. Afganistani, më 4 maj, ka qenë në zi për shkak të qindra viktimave.

Share Button