OJQ izraelite akuza ndaj policisë për vrasjen e vajzës palestineze

B’Tselem, organizata joqeveritare izraelite e cila merret me të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, në lidhje me vrasjen e vajzës 16-vjeçare palestineze Fatime Abed al-Rahman Haxhi, e cila u qëllua për vdekje në hyrje të Jerusalemit, ka deklaruar se policia izraelite kishte mundësi të arrestonte vajzën e re, në vend që të vrasë atë me 10 plumba, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e organizatës joqeveritare theksohet se vajza palestineze madje nuk ka paraqitur kurrfarë kërcënimi real për policinë izraelite
Gjithashtu theksohet se hetimi zbuloi se ajo ka lëvizur me thikë në drejtim të pesë policëve të armatosur, të cilët kishin veshur jelekë anti-plumb dhe helmeta dhe të cilët ndodheshin në një distancë prej disa metrash.

Megjithatë, në vend të siç thuhet në deklaratë, mund ta arrestonte pa probleme, policia e ka ekzekutuar me më së paku me dhjetë plumba.
B’Tselemu rikujton fjalët e shefit të policisë në rajonin e Jerusalemit, Yaroma Haley, i cili vrasjen e vajzës e ka cilësuar si “legjitime dhe të justifikuar”.

Vajza, e cila arriti nga zona e Ramallahut u vra, siç pretendojnë mediat izraelite, pasi ishte përpjekur të kryej sulm me thikë ndaj policisë izraelite.
Dëshmitarët thonë se policia izraelite ka lejuar të rrjedhë gjaku i saj deri në vdekje.

Share Button