OBSH: Produktet e mishit të përpunuar, shkaktojnë kancer

Të gjithë ata që preferojnë së tepërmi produktet e përpunuara të mishit, duhet të tregojnë kujdes.

Kjo pasi këto produkte si suxhuku, proshuta dhe llojet e tjera të mishit të kuq të përpunuar , mund të shkaktojnë kancer.

Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka në program që të deklarojë se proshuta, suxhuku dhe mishrat e tjerë të përpunuar, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri.

Pra mishi i kuq mund të etiketohet si kancerogjenë për qeniet njerëzore.

Sipas Daily Mail, produktet e përpunuara të mishit do të grupohen në të njëjtën kategori me ato të cigareve dhe alkoolit, sa i përket rrezikut të prekjes nga kanceri.

Megjithatë, mishi i qingjit dhe viçit mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme të pasur me proteina dhe minerale si hekur dhe zink.

Një etiketim i tillë nga Organizata Botërore e Shëndetit, ka rritur shqetësimin e industrisë së mishit dhe fermerëve pasi ndikon në shitjen e këtyre produkteve.

 

Share Button