OBSH: Muslimanët që shkojnë në Mekë të mbrohen nga sindromi MERS

Shkencëtari Mark Jacobs, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kërkuar nga miliona myslimanë, që shkojnë në haxh, të mbrohen nga Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme (MERS) duke i kushtuar kujdes higjienës. Jacobs tha sot se pastrimi i duarve dhe qëndrimi larg njerëzve që kolliten, është mënyra më e thjeshtë për ta parandaluar përhapjen e virusit. Sipas tij, MERS duket se është më pak infektues se sa mendohej më parë, megjithatë deri tani ka shkaktuar 287 viktima , pothuajse të gjithë në Lindjen e Mesme.

Share Button