OBSH: Mbi 2,130 të vdekur nga kolera në Jemen

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që nga muaji prill ka regjistruar së paku 2.134 vdekje nga kolera në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, OBSH bëri të ditur se 767.229 raste të dyshuara të kolerës janë regjistruar në vend gjatë muajve të fundit.

Agjencia e OKB-së tha se krahina veri-perëndimore e Hajjahut ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve, pothuajse 400 viktima, ndërsa krahina Socotra, një arkipelag i vogël me katër ishull në Detin Arab, ishte e vetmja pjesë e vendit që mbeti e paprekur nga epidemia.

Jemeni u përfshi nga dhuna që nga viti 2014, kur rebelët Husi morën pjesën më të madhe të vendit. Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore që synonte rikthimin e fitimeve të Husive.

Share Button